Ndërlidhjet

Rivaliteti Messi-Ronaldo çon në vdekje


Cristiano Ronaldo, majtas dhe Lionel Messi
Cristiano Ronaldo, majtas dhe Lionel Messi

Një person është vrarë duke argumentuar me mikun e tij nëse Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

Shtetasi nigerian, Michael Chukwuma, 21 vjeç, ka therur për vdekje shokun e tij, Obina Durumchukwu, 34 vjeç, në një lagje të Mumbait, ka bërë të ditur policia e Indisë.

Sipas saj, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

“Ata kanë qenë duke folur për futboll. Njëri është tifoz i Messit, ndërsa tjetri ka qenë tifoz i Ronaldos”, ka thënë policia.

Messi, nga Argjentina, është pesë herë fitues i Topit të Artë – çmimit vjetor që ndan Fderata Botërore e Futbollit për lojtarin më të mirë. Ronaldo, nga Portugalia, e ka fituar tri herë këtë çmim.

XS
SM
MD
LG