Ndërlidhjet

Ish-basisti i Rolling Stones vuan nga kanceri


Bill Wyman - i pari nga e djathta (1965)
Bill Wyman - i pari nga e djathta (1965)

Ish-basisti i grupit Rolling Stones, Bill Wyman, është diagnostikuar me kancer të prostatës.

“Ai i është nënshtruar trajtimit dhe pritet të shërohet plotësisht, pasi e ka kapur në fazat e hershme”, ka thënë një zëdhënës i muzikantit.

Wyman ka qenë anëtar i grupit britanik Rolling Stones nga viti 1962 deri më 1993.

79-vjeçari është fotografuar javën e kaluar në një festë dasme.

Familja e tij, përmes një deklarate, “ka kërkuar privatësi gjatë kësaj kohe”.

“E kam lënë grupin Rolling Stones sepse muzika e tij ka qenë e mërzitshme për mua”, ka thënë Wyman për gazetën gjermane Bild në vitin 1998.

XS
SM
MD
LG