Ndërlidhjet

SHBA: Bloomberg thotë se nuk do të garoj për president


Michael Bloomberg
Michael Bloomberg

Ish-prefekti i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, thotë se nuk do të përfshihet në garën e sivjeme për president amerikan si kandidat i pavarur, meqë kandidatura e tij do të mund të çonte në zgjedhjen e republikanit, Donald Trump.

Në një shkrim të djeshëm në faqen Bloomberg View, që është pronë e tij, Michael Bloomberg tha se republikani Trump “e ka udhëhequr fushatën presidenciale më përçarëse dhe demagogjike që unë e mbaj mend, duke prekur në paragjykimet dhe frikësimet e njerëzve”.

Mëtutje, Bloomberg ka shkruar se gara presidenciale me tre kandidatë mund të çoj në zgjedhjen e Trumpit ose të rivalit të tij republikan, senatorit Ted Cruz, dhe ka shtuar se “ky nuk është rrezik që unë do ta marr përsipër me ndërgjegje të mirë”.

Michael Bloomberg, 74 vjeçar, është njëri nga njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG