Ndërlidhjet

Ukrainasit kërkojnë lirimin e pilotes nga Rusia


Një poster, në mbrojtje të pilotes Savchenko. Moskë, 8 mars 2016
Një poster, në mbrojtje të pilotes Savchenko. Moskë, 8 mars 2016

Qindra protestues, përfshirë ligjvënës ukrainas, kanë marshuar sot në Kiev, duke kërkuar lirimin e pilotes ushtarake ukrainase nga Rusia, Nadia Savchenko.

Më shumë se 500 protestues, të cilët bartnin mbishkrime të llojit: “Lirojeni Savchenkon”, nisën marshin nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, në drejtim të ndërtesës së Ambasadës ruse në Kiev, ku planifikojnë të dorëzojnë një peticion, i cili i adresohet presidentit rus, Vladimir Putin, me kërkesën për ta liruar piloten.

Savchenko thotë se është zënë në lindje të Ukrainës, në qershor të vitit 2014, përderisa po luftonte me një batalion vullnetar kundër seperatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe se është dërguar ilegalisht në Rusi.

Ajo tani po gjykohet nën akuzat se ka vepruar si vrojtuese, e cila ka diktuar koordinatat për një sulm që la të vrarë dy gazetarë rusë.

Ajo ka lajmëruar grevë urie, duke refuzuar edhe lëngje, më 3 mars, pasi gjyqtari e shtyu gjyqin për një javë, duke mos i lejuar asaj që ta japë deklaratën përfundimtare.

Prokurorët kanë kërkuar që Savchenko të shpallet fajtore dhe të dënohet me 23 vjet burg. Një vendim pritet të merret më vonë gjatë kësaj jave.

XS
SM
MD
LG