Ndërlidhjet

Serena Williams e lavdëron Sharapovën se ka treguar “guxim”


Maria Sharapova (majtas) dhe Serena Williams
Maria Sharapova (majtas) dhe Serena Williams

Tenistja amerikane, Serena Williams, thotë se kolegia e saj ruse, Maria Sharapova, “ka treguar shumë guxim” në marrjen e përgjegjësisë për testin e dështuar të drogës.

Tenistja Williams, që ka shënuar fitore në më tepër se 20 turne madhore ndërkombëtare, tha mbrëmë se për Sharapovën “shpreson më të mirën”, një ditë pasi ylli sportiv rus zbuloi se ka dështuar në testin e drogës, në ditën kur ajo e humbi duelin kundër tenistes Williams, në turneun Australian Open, në muajin janar, raporton agjencia AP.

Sharapova aktualisht e ka humbur besimin e disa kompanive që e sponzorizonin.

XS
SM
MD
LG