Ndërlidhjet

Rusi: Përfundoi procesi kundër Savchenkos


Nadia Savchenko gjatë procesit në një gjykatë në Rusi
Nadia Savchenko gjatë procesit në një gjykatë në Rusi

Procesi kundër pilotes ushtarake ukrainase, Nadia Savchenko, sot ka përfunduar në një gjykatë ruse.

Ajo thotë se ishte rrëmbyer në pjesën lindore të Ukrainës, në qershor të vitit 2014, derisa luftonte në kuadër të një batalioni vullnetar kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe pastaj ishte dërguar ilegalisht në Rusi.

Ajo është e akuzuar se i ka dhënë koordinatat për sulm me predha, nga i cili u vranë dy gazetarë rusë, që raportonin për luftën në pjesën lindore të Ukrainës.

Një gjyqtar në qytetin e vogël rus, Donjeck, tha sot në mbyllje të procesit, se vendimi do të shpallet më 21 dhe 22 mars.

Nadia Savchenko i tha gjykatës se ajo do të refuzoj të marrë ushqim dhe ujë dhe e ka ngritur gishtin e mesëm në drejtim të gjyqtarit dhe prokurorit.

Savchenko ballafaqohet me 23 vjet burg nëse shpallet fajtore, në këtë proces, i cili gjërësisht është kritikuar nga vendet perëndimore.

Savchenko i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nëpërmjet një kumtese të djeshme theksoi se “gjatë 20 muajve të kaluar, ajo është bërë simbol i krenarisë dhe fuqisë kombëtare ukrainase”.

Zoti Biden, mëtutje, tha se Savchenko ishte “burgosur në mënyrë të padrejtë” dhe se Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë “ta bëjë zgjedhjen e drejtë – t’i tërheq të gjitha akuzat dhe ta liroj atë”.

XS
SM
MD
LG