Ndërlidhjet

Kuvendi pritet të bëhet me skanerë “kundër” gazit lotsjellës


Kuvendi i Kosoves
Kuvendi i Kosoves

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndahen mjete financiare Kuvendit për blerjen e skanerëve, të cilët do të detektonin futjen e gjësendeve të ndaluara brenda këtij institucioni.

Vendimi i qeverisë është konfirmuar përmes një komunikate për media dhe ka pasuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit, sipas së cilës, me këso lloj skanerësh, mund të detektohet dhe parandalohet futja e gazit lotsjellës në Kuvend, por edhe e gjësendeve tjera të ndaluara.

Kërkesa për këtë lloj pajisje ka pasuar përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend nga ana e opozitës këta shtatë muajt e fundit.

Gazi lotsjellës ishte futur në Kuvend, përkundër masave të shtuara të sigurisë dhe kontrollit në detaje të secilit person që është futur në ndërtesën e Kuvendit, ditëve kur janë mbajtur seancat plenare.

Seanca e radhës, është caktuar për nesër, më 10 mars. Nuk dihet ende nëse skanerët do të mund të vihen në funksion qysh nesër.

XS
SM
MD
LG