Ndërlidhjet

Bisedimet paqësore për Sirinë do të nisin më 14 mars


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri, Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Siri thotë se delegatët do të arrijnë në Gjenevë gjatë ditës së sotme për bisedime “më të pavarura dhe të thella”, ndërmjet qeverisë siriane dhe përfaqësuesve opozitarë, të cilat zyrtarisht pritet të nisin më 14 mars.

Staffan de Mistura tha se bisedimet edhe një herë do të jenë “biseda afruese”, që nënkupton diskutime indirekte mes palëve, në dhoma të ndara, ndërsa i dërguari do të jetë i pranishëm në të gjitha gjitha diskutimet.

Ai thotë se bisedimet pritet të zgjasin rreth 10 ditë, përpara se të ndërpriten për një pushim.

Duke folur në një konferencë për medie në Gjenevë, de Mistura tha se armëpushimi në Siri po mbahet “në përgjithësi”, dhe sa i përket Kombeve të Bashkuara, ai mund të jetë i pakufizuar.

XS
SM
MD
LG