Ndërlidhjet

Kadri Veseli ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së


Kadri Veseli
Kadri Veseli

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur unanimisht Kadri Veselin, ushtrues detyre të kryetarit të kësaj partie politike. Ndryshimet në kreun e PDK-së pasojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës.

“Është një moment i veçantë dhe emocional për gjithë partinë, duke e pasur parasysh faktin se për 17 vite PDK ka ecur nëpër disa procese jo shumë të lehta”, ka thënë Veseli. Sipas tij, me Hashim Thaçin në krye të PDK-së, kjo parti politike ka shënuar sukseset më të mëdha historike dhe politike.

Me mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, kjo parti politike hyn në fazën e brendshme zgjedhore. Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, shihet si kandidati kryesor që do ta pasoj edhe zyrtarisht Thaçin në postin e kryetarit të PDK-së.

XS
SM
MD
LG