Ndërlidhjet

HRW: Afganistani ka dështuar në rastin e gruas që u vra nga turma


Logo e Human Rights Watch
Logo e Human Rights Watch

Grupi për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Afganistan, në lidhje me rastin e një gruaje që është rrahur për vdekje nga turma e njerëzve, vitin e kaluar.

HRW ka thënë se sistemi ka dështuar në rastin e Farkhunda Malikzadas, pasi ka zvogëluar dënimet e 13 burrave të dënuar për vrasjen e saj.

HRW po ashtu ka thënë se është “ironi e hidhur” që Gjykata Supreme në Afganistan ka reduktuar dënimet më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Më 19 mars të vitit të kaluar, një turmë e njerëzve në Kabul ka sulmuar 27-vjeçaren jashtë një faltoreje në kryeqytetin afgan, pasi njëri prej burrave në grup ka thënë se ajo ka djegur Kuranin.

Akuza, më vonë, ka dalë të jetë e rrejshme.

Vrasja brutale ka tronditur vendin dhe ka çuar në thirrje për reforma të sistemit të drjetësisë dhe për mbrojtje më të fuqishme të grave nga dhuna.

Katër burra janë dënuar fillimisht me vdekje për vrasjen e Farkhundas dhe nëntë të tjerë me dënime të gjata me burgim.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët për të reduktuar dënimet e të gjithëve.

XS
SM
MD
LG