Ndërlidhjet

Gjykata e Apelit kërkon vazhdimin e gjykimit ndaj Enver Hasanit


Ilustrim
Ilustrim

Një penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka vendosur që të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore me anë te të cilit ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë Speciale, për hetim të veçantë në çështjen e të pandehurit Enver Hasani. Me vendimin më të ri, ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nuk i njihet më imuniteti, konfirmohet përmes një komunikate të lëshuar nga Gjykatës së Apelit.

Gjykata e shkallës se parë, e kishte refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për zbatimin e mundësisë se hetimit të veçantë në çështjen penale kundër të pandehurit Enver Hasani dhe Arta Rama. Dyshimet kanë të bëjnë me veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe falsifikim i dokumentit zyrtar, nga neni 434, i të njëjtit kod.

“Gjykata e Apelit konstaton se meqenëse në këtë rast është ngritur aktakuzë, çështja e ligjshmërisë së zbatimit të hetimeve ndaj të pandehurit, por edhe kërkesës për mundësi hetuese të veçantë në drejtim të pretendimeve të palëve në procedurë, tani është jo lëndore”, thuhet në komunikatë.

Kjo për faktin se hetimet kanë përfunduar me ngritje të akuzës, sipas të cilës, pavarësisht vendimit të panelit, gjykata është e obliguar të veproj, e ku do të sqarohej edhe çështja e imunitetit.

XS
SM
MD
LG