Ndërlidhjet

Opozita e Sirisë do të jetë pjesëmarrëse e bisedimeve paqësore


Banorët dhe pjesëtarët e mbrojtjes civile në Alepo e bartin trupin e një gruaje pas një sulmi të mbrëmshëm në një pjesë të Alepos që është nën kontrollin e kryengritësve
Banorët dhe pjesëtarët e mbrojtjes civile në Alepo e bartin trupin e një gruaje pas një sulmi të mbrëmshëm në një pjesë të Alepos që është nën kontrollin e kryengritësve

Grupi kryesor i opozitës në Siri thotë se do të marrë pjesë në bisedimet për paqe më 14 mars, disa orë pasi Rusia dhe qeveria e Sirisë njoftuan se planifikojnë të jenë pjesëmarrëse në këto bisedime.

Komiteti i Lartë i Negociatave, i përbërë nga pjesa më e madhe e grupeve opozitare siriane, është pajtuar mbrëmë që të marrë pjesë në bisedimet e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe tha se do të fokusohet në krijimin e “trupit qeverisës tranzitor me autoritet të plotë ekzekutiv”.

Ky grup vazhdon të insistoj se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, “nuk do të ketë vend” në qeverinë e ardhshme, derisa Rusia, Irani dhe mbështetësit e tjerë të regjimit të Sirisë, thonë se fati i tij duhet të vendoset në zgjedhje.

Kthimi në bisedimet paqësore u bë i mundshëm nga ndalja e armiqësive e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, para dy javësh, që në masë të madhe është respektuar.

Departamenti amerikan i shtetit tha se marrëveshja “ka prodhuar reduktim dramatik të dhunës”, por ka tërhequr vërejtjen se regjimi ende po ndërmerr sulme.

Raportohet se nga sulmet e qeverisë janë vrarë 7 civilë në Alepo, ndërsa Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, vlerësoi se sulmet “ishin shkelja më serioze në qytet prej se marrëveshja ka hyrë në fuqi”.

XS
SM
MD
LG