Ndërlidhjet

Rusisë nuk i intereson nëse Britania do të mbetet në BE


Ilustrim
Ilustrim

Rusia e ka kritikuar mbrëmë Britaninë për deklaratën se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron ta shohë dobësimin e perëndimit me daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, javën e kaluar tha se i vetmi shtet, që dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja është Rusia, ndërsa kryeministri, David Cameron, ka tërhequr vëretjejn se “agresioni” aktual i Putinit në Siri dhe Ukrainë, bënë që kjo nuk është kohë për dalje.

“Rusia po tërhiqet në debat të brendshëm për dalje të Britanisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Londër.

“Ne do të dëshironim që populli i Britanisë duhet ta dijë se këto deklarata nuk kanë të bëjnë asgjë me politikën ruse”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse, dhe shtohet se “kjo çështje duhet të vendoset nga britanikët dhe se ne do ta pranojmë çfarëdo përfundimi”.

Vladimir Putin nuk ka bërë komente publike për referendumin në Britani për mbetje në BE apo jo.

Presidenti amrikan, Barack Obama, dhe ai kinez, Xi Jinping, kanë thënë se dëshirojnë që Britania të mbetet në BE, që është blloku më i madh tregtar në botë.

XS
SM
MD
LG