Ndërlidhjet

Mitrovicë: Lumi doli nga shtrati, përmbyten disa shtëpi


Pamje nga vërshimet në pjesën perëndimore të Kosovës në vitin 2013
Pamje nga vërshimet në pjesën perëndimore të Kosovës në vitin 2013

Autoritetet komunale në Mitrovicë kanë njoftuar se ka dalë nga shtrati lumi Sitnica dhe ka përmbytur disa shtëpi dhe qindra hektarë tokë të punueshme.

Sipas një njoftimi të dhënë në ueb- faqen zyrtare të komunës së Mitrovicës , thuhet se situata është mjaft serioze, gjë që paraqet rrezik serioz për vërshim shumë më të mëdha të shtëpive dhe bizneseve që shtrihen përgjatë lumit.

“Uji që ka dalë nga shtrati ka vërshuar katër shtëpi në ish-stacionin e vjetër hekurudhor në Frashër, pastaj ka rrezikuar për ta vërshuar tërësisht biznesin hotelier “Vila LUX” dhe bizneset e tjera “Mitrometali”, “Scania Trans”, dy ferma të lopëve, etj, që shtrihen në të dyja anët e lumit, në afërsi të Tunelit të Bairit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Komuna, po ashtu, ka njoftuar se reshjet e shiut e kanë dëmtuar shumë edhe rrugën që lidh “Lagjen e Doktorëve” me “Kroin e Vitakut”, në veri të qytetit, ku gjysma e rrugës së asfaltuar është shembur tërësisht dhe paraqet rrezik për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

XS
SM
MD
LG