Ndërlidhjet

Siri: Al-Nusra përleshet me kryengritësit dhe okupon baza


Pamjet nga dëmtimet nga lufta në rajonin Idlib në Siri
Pamjet nga dëmtimet nga lufta në rajonin Idlib në Siri

Fronti Al-Nusra në Siri, i ndërlidhur me al-Kaidën, ka okupuar baza dhe armatime nga një grup kryengritës, gjatë luftimeve në pjesën veriperëndimore në Siri.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka njoftuar sot se Fronti Al-Nusra, po ashtu, i ka arrestuar disa pjesëtarë të një grupi kryengritës, pjesë e Armatës së Lirë të Sirisë, që mbështetet nga perëndimi.

Një komandant kryengritës në rrjetin Twitter ka shkruar se militantë e Fronit Al-Nusra i kanë sulmuar bazat e grupit të tij dhe kanë konfiskuar armatim, në një vendbanim në provincën Idlib, sot herët në mëngjes.

Ky grup kryengritës nuk ka dhënë detaje të tjera.

Këto përleshje ndodhën në periudhën e ndaljes së armiqësive në Siri.

Por, militantët e Shteti Islamik dhe ata të Frontit Al-Nusra, nuk janë pjesë e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive.

XS
SM
MD
LG