Ndërlidhjet

Tetë të vdekur nga një shpërthim në Bangkok


Ilustrim
Ilustrim

Raportohet se tetë njerëz kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në një nga bankat më të mëdha të Tailandës, kur punëtorët aksidentalisht liruan fikësin e zjarrit në kemikale, gjatë përfocimit të sistemit të sigurisë në ndërtesë.

Shtatë njerëz të tjerë janë lënduar në këtë aksident, i cili ndodhi mbrëmë vonë në bodrumin e ndërtesës së Bankës Komerciale Siam, në Bangkok.

Përmes një deklarate, banka tha se një hetim paraprak tregon se aksidenti është shkaktuar nga “neglizhenca e punëtorëve, të kontraktuar për ta përmirësuar sistemin e mbrojtjes nga zjarri në ndërtesë.”

XS
SM
MD
LG