Ndërlidhjet

Disa qindra migrantë depërtojnë kufirin greko-maqedonas


Idomeni, 14 mars 2016
Idomeni, 14 mars 2016

Disa qindra refugjatë dhe migrantë, të ngujuar në Greqi, kanë kaluar kufirin me Maqedoninë, duke sfiduar kështu mbylljen e kufijve në vendet e Ballkanit.

Autoritetet e rendit në Maqedoni po bëjnë përpjekje për ta vënë situatën në kontrollë.

Kufiri i Greqisë me Maqedoninë është mbyllur në 10 ditët e fundit, pas kufizimeve që Austria ka vendosur për kalimin transitor.

Migrantë nga Siria, Iraku dhe Afganistani deri më tash kanë shfrytëzuar atë që njihet si rruga e Ballkanit, për të arritur deri te vendet e Evropës Perëndimore.

XS
SM
MD
LG