Ndërlidhjet

SHBA: Obama t’i shpallë “gjenocid” mizoritë e IS-it


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara unanimisht e ka dënuar gjenocidin dhe mizoritë e kryera nga grupi militant, Shteti Islamik (IS), kundër të krishterëve, jazidëve, dhe grupeve të tjera në Irak dhe Siri.

Mbrëmë vonë, dhoma votoi 394 për dhe asnjë kundër, derisa sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, po e shqyrton mundësinë për bërje të përkushtimit juridik se IS-i ka kryer gjenocid.

Por, disa besojnë se kjo lëvizje do ta obligonte Uashingtonin që të ndërmarrë aksione të mëtejshme kundër grupit militant, përtej fushatës aktuale të sulmeve ajrore.

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, e ka kritikuar Shtëpinë e Bardhë për shtyrje të vendimit.

“Derisa administrata bënë llafe për këtë çështje dhe e dyfishon strategjinë e saj të dështuar për ta mundur ISIS-in, populli amerikan po flet zëshëm dhe qartas”, tha zoti Ryan.

Derisa votimi në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara nuk është obligues, përkushtimi i ekzekutivit amerikan se ka ndodhur gjenocid, mund të ketë konsiekuenca më të gjëra morale dhe juridike.

Së paku, një përkushtim i tillë kundër IS-it me gjasë do të ndikonte në referimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndjekje nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

XS
SM
MD
LG