Ndërlidhjet

Programi AlphaGo fitoi bindshëm kundër kampionit


Loja Go
Loja Go

Programi kompjuterik i kompanisë Google, AlphaGo, përsëri e ka mundur kampionin e Koresë Jugore, Lee Sedol, dhe e fitoi duelin me rezultat përfundimtar 4:1.

Ky duel njëjavor ndërmjet kryemjeshtrit Sedol dhe programit të inteligjencës artificiale, AlphaGo, edhe më tepër ka konfirmuar se softueri kompjuterik e ka zotëruar sfidën madhore të inteligjencës artificiale.

Ky ishte njëri nga duelet që është ndjekur me interesim të madh në gjithë Azinë gjatë javës së kaluar, raporton AP nga Seuli.

Loja e fundit është transmetuar direkt në tri rrjete kryesore televizive në Korenë Jugore dhe në ekrane të mëdha në qendër të kryeqytetit Seul.

Kompania Google ka vlerësuar se 60 milionë njerëz në Kinë, ku loja Go është e popullarizuar, e kanë ndjekur lojën e parë që është zhvilluar të mërkurën e kaluar.

Para kësaj fitore të programit AlphaGo, kjo lojë e vjetër kineze është konsideruar si shumë e ndërlikuar për kompjuterë.

XS
SM
MD
LG