Ndërlidhjet

Rusi: Gorbachev dhe Yeltsin të shpallen “shkatërrues” të ish-BRSS-së


Pamje e një seance të Dumës Ruse
Pamje e një seance të Dumës Ruse

Partia Liberal Demokratike e Rusisë, e udhëhequr nga politikani ultranacionalist, Vladimir Zhirinovsky, e ka paraqitur një propozimdokument në parlamentin, rus me të cilin kërkohet që politikat e ish-liderit sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe presidentit të parë rus, Boris Yeltsin, të definohen si “kriminale dhe shkatërruese”.

Ky propozimdokument, i cili sot është publikuar në faqen në Internet të Dumës Shtetërore ruse, thotë se Gorbachev dhe Yeltsin ishin personalisht përgjegjës “për shkatërrimin e BRSS-së, përleshjet ndëretnike, konfliktet ushtarake...dhe rënies katastrofike të nivelit të jetës të miliona njerëzve në vitet e 90-ta”.

Për miratimin e këtij dokumenti në parlament kërkohen 226 vota nga 450 ligjvënës.

Partia Liberal Demokratike e Rusisë i ka 56 deputetë në parlament.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Rusisë, Andrei Isaev, këtë veprim të partisë së Zhirinovskyt e vlerësoi si fushatë parazgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare mnë Rusi janë paraparë për 18 shtator.

XS
SM
MD
LG