Ndërlidhjet

Opozita i reagon presidentes Jahjaga për demarkacionin


Liderët opozitar
Liderët opozitar

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma i kanë reaguar presidentes Atifete Jahjaga në lidhje me vendimin e saj për formimin e një komisioni ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Në këto rrethana rikujtojmë edhe njëherë se peticioni i qytetarëve me 205 mijë nënshkrime, ekspertët e fushës dhe subjektet opozitare kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit më Malin e Zi të nënshkruar nga Hashim Thaçi në 26 mars në Vjenë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të opozitës.

Po ashtu, opozita kërkon fillimisht anulimin e marrëveshjes së arritur me Malin e Zi e mëpastaj themelimin e komisionit, duke insistuar që si pjesë e tij të jenë edhe ekspertë nga Kosova.

“Pos kësaj Presidentja duhet të tregojë se në cilin nen të Kushtetutës e ka mbështetur krijimin e këtij Komisioni. Ka mundësi që krijimi i një Komisioni të tillë, të rezultojë me shkelje të Kushtetutës”, ngrisin tutje shqetësimet e tyre partitë opozitare.

Subjektet politike në opozitë, kanë kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke konsideruar se cënon tërësinë territoriale të Kosovës.

XS
SM
MD
LG