Sipas Raportit më të ri për Lumturinë në Botë, të lëshuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, Danimarka është vendi më i lumtur në botë.
Raporti ka analizuar gjendjen e lumturisë në 157 vende.
Në këtë listë, Kosova radhitet në vendin e 77-të.
Në fund të listës është Burundi.
Raporti ka konstatuar se njerëzit janë më të lumtur në shoqëritë ku ka më pak pabarazi.
Raporti ka analizuar bruto prodhimin e brendshëm për kokë banori, përkrahjen sociale, jetëgjatësinë, lirinë për të bërë zgjedhje, bujarinë, perceptimin e korrupsionit dhe faktorë të tjerë.
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë shënohet më 20 mars.