Ndërlidhjet

Irani kritikon raportin e OKB-së për të drejtat e njeriut


Iran
Iran

Irani ka hedhur poshtë një raport të Kombeve të Bashkuara, i cili kritikon të drejtat e njeriut në Republikën Islamike.

Ahmed Shaheed, Raportuesi i Posaçëm i OKB-së për Iranin, ka ngritur shqetësimet në lidhje me shkallën e lartë të ekzekutimeve në këtë vend, sidoms të shkelësve të mitur.

Në raportin e tij përpara Këshillit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, të prezantuar më 14 mars, Shaheed ka thënë se “me së paku 16 të mitur që raportohet se janë varur më 2014-15, Irani mbetet njëri nga vendet e pakta që përdor ende këtë praktikë, pavarësisht ndalimit të rreptë me ligjin ndërkombëtar”.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hossein Jaber Ansari, ka thënë sot se raporti i Shaheedit “është i njëanshëm dhe ndjek qëllime politike”.

Irani është i angazhuar në promovimin e të drejtave të njeriut në përputhje me kushtetutën dhe vlerat fetare, ka thënë Ansari.

XS
SM
MD
LG