Ndërlidhjet

Merkel: Migrantët në Greqi duhet të shqetësojnë Evropën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se mbyllja e së ashtuquajturës Rrugë e Ballkanit për migrantët, ka krijuar një situatë sfiduese për Greqinë, e cila duhet të shqetësojë gjithë Evropën.

“Nuk ka dyshim se ne në Gjermani, aktualisht, po përfitojmë nga ndërprerja e rrjedhës së refugjatëve, e cila ka ndodhur me vendim të njëanshëm të Austrisë dhe vendeve të tjera që ndodhen përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor. Por, paralajmëroj fuqishëm se nuk duhet të mashtrohemi, sepse lehtësimi i përkohshëm që Gjermania dhe disa vende të tjera ndjejnë, është një gjë.”

“Situata në Greqi është një gjë tjetër dhe secili nga ne duhet të shqetësohet për të, sepse natyrisht nuk do të mbetet pa pasoja. Situata atje nuk mund dhe nuk duhet të vazhdojë për kohë të gjatë”, ka thënë Merkel, duke folur përpara Parlamentit gjerman.

Javën e kaluar, Rruga e Ballkanit është mbyllur tërësisht, duke bërë që mijëra migrantë të mbeten të bllokuar në Greqi, në kushte të mjerueshme.

Shumica e migrantëve kanë arritur atje përmes detit nga Turqia, me shpresën se mund të arrijnë në vende të tjera të Evropës.

XS
SM
MD
LG