Ndërlidhjet

Ukrainë: Separatistët e mbështetur nga Rusia japin pasaporta


Pasaporta e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donjeck
Pasaporta e separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donjeck

Këto dokumente me ngjyrë të kuqe kanë filluar të jepen prej dje në pjesët e provincës Donjeck, që janë nën kontroll të kryengritësve.

Pasaporti i parë i është dhënë liderit separatist, Aleksandr Zakharchenko, i cili tha se pasaportat e reja duhet t’i ketë çdokush që synon të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Qeveria e Ukrainës në Kiev thotë se zgjedhjet lokale duhet të mbahen sipas ligjeve të Ukrainës dhe të monitorohen nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dy kushte të cilat separatistët e mbështetur nga Rusia kanë refuzuar t’i pranojnë.

Sipas Zakharchenkos, kjo pasaportë me shqiponjën dykrenare, u mundëson bartësve të saj që të udhëtojnë në Rusi.

XS
SM
MD
LG