Ndërlidhjet

Qeveria: Opozita po shpik "komunën e Prilluzhës"


Prishtinë
Prishtinë

Qeveria e së Kosovës ka reaguar lidhur me protestën e thirrur për sot nga tri partitë opozitare në Vushtrri, duke thënë se "arsyeja e thirrjes së saj është krejtësisht e pavërtetë dhe e shpikur nga këto subjekte".

"Qeveria e Kosovës njofton opinionin publik se në asnjë moment nuk është biseduar me askënd për themelimin e asaj që përfaqësuesit opozitarë e kanë pagëzuar si 'komunë e Prilluzhës' dhe se ajo nuk është në plan që të realizohet", thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas së njëjtës, thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një “komune”, të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare, është konfirmim i plotë i faktit se tri partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend.

Ditë më parë, Nenad Rashiq, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, subjekt ky që është pjesë e koalicionit qeverisës në vend, ka thënë se është ringjallur ideja e e mëhershme për formimin e një komune që do të përfshinte fshatrat Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë.

Rreth kësaj ideje, sipas Rashiqit, ka pasur bisedime dhe ka pasur një kompromis, por kjo nuk ka qenë kusht për pjesëmarrjen e deputetëve të Listës Serbe në seancën e Kuvendit të Kosovës me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i ri i vendit.

Qeveria e Kosovës ka ftuar partitë opozitare që të heqin dorë nga, siç thuhet, manipulimet dhe kauzat fiktive.

XS
SM
MD
LG