Ndërlidhjet

Kryesia cakton seancën e Kuvendit për datën 24 mars


Kuvendi i Kosovës në një nga seancat e fundit
Kuvendi i Kosovës në një nga seancat e fundit

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e radhës më 24 mars. Kështu është vendosur nga Kryesia e këtij institucioni, ku nuk ka marrë pjesë opozita.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka komentuar sërish vendimin e opozitës për bojkotimin e seancave, duke thënë se ato (partitë opozitare) duhet të kthehen.

“Shumë shpejt do të ketë një ftesë të veçantë për opozitën, e cila është shumë serioze, andaj jam optimist se opozita do ta pranojë ftesën”, ka thënë Veseli

Ndërkaq, lidhur me kërkesën e opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, Veseli ka deklaruar se edhe për këtë çështje duhet të ketë dialog e marrëveshje paraprake.

“Me marrëveshje është bërë pavarësia, me marrëveshje janë bërë të gjitha, nënkuptohet se edhe zgjedhjet bëhen me marrëveshje”, ka thënë Veseli.

Dy parti opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, kanë kumtuar se nuk do të shkojnë më në Kuvend gjatë këtij mandati, pasi që, sipas tyre, institucionet tashmë e kanë humbur legjitimitetin.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar se do ta shqyrtojë shkuarjen në seanca varësisht përmbajtjes së tyre.

Emërues i përbashkët i opozitës, ndërkaq, mbetet kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

XS
SM
MD
LG