Ndërlidhjet

Gjenden shenjat e gishtërinjve të sulmuesit të Parisit


Salah Abdeslam
Salah Abdeslam

Prokurorët belgë kanë thënë se kanë gjetur shenjat e gishtërinjve të sulmuesit të dyshuar të Parisit, Salah Abdeslam, në një aparatment në Bruksel, që është bastisur gjatë kësaj jave.

Transmetuesi shtetëror RTBF ka raportuar të premten se ka shumë gjasa që Abdeslam, 26 vjeç, është larguar nga apartamenti në lagjen Forest kur ka nisur bastisja.

Një shtetas algjerian, me lidhje të dyshuara me grupin militant Shteti Islamik, është vrarë në bastisjen e 15 marsit.

Hetuesit kanë gjetur një flamur të Shtetit Islamik në apartament dhe sasi të madhe municioni.

Abdeslam, shtetas francez i lindur në Bruksel, besohet se ka luajtur rol të rëndësishëm logjistik në sulmet e Parisit.

Në këto sulme, që kanë ndodhur më 13 nëntor, kanë humbur jetën 130 persona.

Përgjegjësinë për to e ka marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik.

XS
SM
MD
LG