Ndërlidhjet

Bruksel: Operacion antiterror lidhur me të dyshuarin Abdeslam


Pamje gjatë një aksioni të mëparshëm të policisë speciale në Bruksel
Pamje gjatë një aksioni të mëparshëm të policisë speciale në Bruksel

Sot policia e ka lansuar një operacion antiterror në hapësirën e Brukselit, që konsiderohet se është shtëpia e të dyshuarit për sulmin në Paris, Salah Abdeslam, gjurmët e gishtërinjve të të cilit janë gjetur në një banesë që ishte bastisur këtë javë, kanë thënë prokurorët.

“Po zhvillohet një operacion policor në Molenbek”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve në Belgjikë, Belga, duke e cituar zyrën e prokurorit federal.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Më herët kjo zyrë ka njoftuar se policia i kishte gjetur gjurmët e gishtërinjve të të dyshuarit Salah Abdeslam, në një banesë në qarkun Farah të Brukselit, që ishte bastisur të martën.

Policia e ka vrarë një të dyshuar gjatë kësaj bastisjeje, ndërsa dy persona të tjerë ia dolën të largoheshin. Ka pasur raporte që kanë sugjeruar se njëri prej tyre ishte pikërisht Salah Abdeslam.

XS
SM
MD
LG