Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës njofton se sot është liruar nga autoritetet maqedonase Gafurr Dugolli,drejtor i Zyrës së Protokollit i kësaj Ministrie.
Dugolli ishte arrestuar para një jave nga policia kufitare e Maqedonisë, në pikën kufitare në Bllacë, derisa po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup.
Më tutje në njoftimin e Minstrisë thuhet se arrestimi ishtebërë me urdhër të INTERPOL-it, sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzën se Dugolli ishte i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur ky ishte pjesëtar i UÇK-së.