Ndërlidhjet

Opozita mban tubim me përkrahësit, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë


Pamje nga tubimi i opozitës
Pamje nga tubimi i opozitës

Në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, e ashtuquajtura “Opozita e Bashkuar” mbajti sot tubimin mobilizues për protestën e ardhshme gjithëpopullore të 26 marsit.

Në një komunikatë për media, të nënshkruar nga “Opozita e Bashkuar”, thuhet se gjatë këtij tubimi folën kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, si dhe kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ata theksuan se “opozita e bashkuar” do të angazhohet maksimalisht në terren me takime, tubime, aksione e protesta, duke i forcuar radhët e veta, ashtu që sa më parë të anulohen marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015, dhe për, siç thanë, largimin sa më të shpejtë të këtij regjimi.

Ata e kanë ftuar masën që t’i përgjigjet protestës gjithëpopullore në Prishtinë, më 26 mars, thuhet ndër të tjera në komunkatë.

XS
SM
MD
LG