Ndërlidhjet

Turqia fajëson IS-in për sulmin e djeshëm në Stamboll


Pamje pas sulmit të 19 marsit 2016 në Stamboll
Pamje pas sulmit të 19 marsit 2016 në Stamboll

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë e ka identifikuar sulmuesin vetëvrasës të Stambollit si militant që ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik.

Ministri Efkan Ala u tha sot gazetarëve se sulmuesi është identifikuar si qytetar turk, me emrin Mehmet Ozturk, i lindur në vitin 1992, në qytetin jugortë Gaziantepit.

Pesë të dyshuar të tjerë janë arrestuar nën dyshimet se kanë pasur lidhje me sulmin e djeshëm në Stamboll, ku sulmuesi hodhi vetën në erë, duke lënë katër persona të tjerë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Ala tha se burri nuk kishte qenë në listën e personave të kërkuar, duke mbrojtur autoritetet kundrejt akuzave për dështim në aspektin e sigurisë, pas gjashtë sulmeve të mëdha vdekjeprurëse që e goditën Turqinë që nga korriku, duke shkaktuar më shumë se 200 viktima.

XS
SM
MD
LG