Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi, 12 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Një helikopter ushtarak në Indonezi është rrëzuar gjatë një misioni për të kapur militantin më të kërkuar të vendit.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 12 persona.

Shefi i ushtrisë tha se helikopteri që po bartte 13 ushtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në distriktin Poso, rreth 35 minuta larg nga vendi ku ishte nisur.

Ai tha se autoritetet po i hetojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa shpëtimtarët po e kërkojnë edhe një ushtar që është i zhdukur.

XS
SM
MD
LG