Ndërlidhjet

K. Veriore: Raketat u lansuan në ujë


Pamje nga lansimi i një rakete të Koresë Veriore më 4 mars
Pamje nga lansimi i një rakete të Koresë Veriore më 4 mars

Raportohet se Koreja Veriore i ka lansuar pesë raketa me rreze të shkurtër veprimi në det, në pjesën lindore të gadishullit korean.

Agjencia Yonhap e Koresë Jugore, duke cituar Shtatmadhorinë e ushtrisë, ka raportuar se raketat janë lansuar sot.

Këto lansime u bënë tri ditë pasi Koreja Veriore i ka bërë provat e dy raketave me rreze të mesme veprimi.

Këto prova, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka përshkruar si shkelje “të papranueshme” të rezuolutave të OKB-së.

Prej 10 marsit të këtij viti, kur kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake vjetore të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, regjimi i izoluar komunist i Koresë Veriore, tri herë ka lansuar raketa, duke thënë se ushtrimet amerikano-jugkoreane janë provë e agresionit.

Më herët këtë muaj, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, kanë imponuar sanksione të reja kundrë Koresë Veriore, në përgjigje të testit të katërt atomik në janar dhe lansimin e raketës me rreze të gjatë veprimi në muajin shkurt të këtij viti.

XS
SM
MD
LG