Ndërlidhjet

Trump thotë se SHBA duhet të shpenzojë më pak në NATO


Kandidati presidecial republikan në SHBA, Donald Trump
Kandidati presidecial republikan në SHBA, Donald Trump

Kandidati presidecial republikan në SHBA, Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara duhet dukshëm t’i shkurtojnë shpenzimet në aleancën ushtarake të NATO-s.

“Ne sigurisht që nuk mund ta përballojmë më këtë gjë”, tha favoriti republikan për “Washington Post”.

“NATO po na kushton shumë, dhe po, ne po e mbrojmë Evropën me NATO-n, por jemi duke shpenzuar shumë para për këtë gjë”, ka thënë Trump.

Shtetet e Bashkuara që një kohë të gjatë po u bëjnë thirrje aleatëve në NATO që t’i rrisin shpenzimet në këtë Aleancë, e cila ka qenë si gozhdë në marrëdhëniet e jashtme të SHBA-së për gati 70 vjet.

Shpenzimet e ushtrisë amerikane llogaritet se mbuluan72 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të NATO-s vitin e kaluar. Vendet anëtare të NATO-s janë zotuar se do t’i rrisin shpenzimet e tyre për 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshshëm, por vetëm pesë shtete deri më tani e kanë arritur këtë synim: Britania e Madhe, Estonia, Greqia, Polonia dhe SHBA.

“Ne po paguajmë në mënyrë joproporcionale. Kjo është shumë dhe sinqerisht tash është një botë tjetër, për dallim nga koha kur u krijua idea [e kësaj Aleance]”, ka thënë ndër të tjera Trump.

Duke u tërhequr paksa nga NATO, Trump ka thënë se do të punonte më afër me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi ndërhyrja e tij ushtarake në Ukrainë i ka rritur tensionet në NATO.

XS
SM
MD
LG