Ndërlidhjet

Policia holandeze forcon masat e sigurisë pas sulmit në Bruksel


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Holandës ka shtuar patrullat e sigurisë në aeroporte dhe ka forcuar kontrollet në kufijë e saj, pas sulmeve të sotme në vendin fqinj, Belgjikën.

Udhëtarët që po kalojnë përmes Aeroportit të Amsterdamit, Schipol, kanë raportuar për shtyerje dhe kontrolla të rënda policore.

Agjencitë e Sigurisë në Holandë nuk pranun që të japin hollësi të tjera lidhur me masat e ndërmarra, por thanë se po e mbajnë nivelin e sigurisë në nivelet më të larta të mundshme.

XS
SM
MD
LG