Ndërlidhjet

Kroaci – Slloveni: Ende pa marrëveshje për çështjet e hapura


Pamje e një pjese të Lubjanës
Pamje e një pjese të Lubjanës

Ministri i jashtëm i Sllovenisë, Karel Erjavec, ka deklaruar sot pas takimit me ministrin e jashtëm të Kroacisë, Miro Kovaç, se raportet politike ndërmjet dy vendeve mbesin të ngarkuara me çështjet e hapura.

“Vlerësoj se bisedimet, megjithatë, ishin të dobishme, por sa u përketë çështjeve kryesore, siç janë marrëveshja e arbitrazhit dhe memorandumi për trashëgimi, secili shtet mbetet në qëndrimet e veta”, tha Erjavec sot në Lubjanë, dhe ka shtuar se Sllovenia i respekton marrëveshjet ndërkombëtare dhe ato dypalëshe dhe këtë gjë e pret edhe nga Kroacia.

Ministri Kovaç e ka paraqitur qëndrimin e Kroacisë se procesi i arbitrazhit për të është diçka e kaluar.

Të dy ministrat janë pajtuar se raportet ekonomike dhe kulturore dhe marrëdhëniet e banorëve të dy vendeve janë të mira dhe dëshriojnë që ato të thellohen.

Erjavec dhe Kovaç kanë biseduar edhe për domosdoshmërinë e perspektivës evropiane për Ballkanin perëndimor dhe rolin e rëndësishëm të Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë proces

XS
SM
MD
LG