Ndërlidhjet

Forcat siriane arrijnë pranë qytetit Palmira


Palmira, Siri
Palmira, Siri

Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se forcat qeveritare dhe aleatët e tyre kanë zmbrapsur grupin militant Shteti Islamik dhe kanë arritur në buzë të qytetit historik Palmira.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka raportuar për përleshje të rënda përreth qytetit.

Drejtori i Vëzhguesit, Rami Abdel Rahman, ka thënë se forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad ndodhen tani “dy kilometra larg në anën jugore dhe pesë kilometra larg në anën perëndimore”.

Shteti Islamik ka marrë nën kontroll territore të mëdha në Siri dhe Irak qysh në qershor të vitit 2014.

Pasi ka kapur Palmirën në maj të vitit të kaluar, ai ka demoluar disa nga monumentet më të çmuara të qytetit, të cilat kanë qenë të listuara si trashëgimi botërore nga UNESCO-ja (Agjencia e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë).

XS
SM
MD
LG