Ndërlidhjet

Sot pritet vendimi i Hagës për Karaxhiqin


Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq

Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot do ta shpallë vendimin për rastin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, i cili akuzohet për dhënien e urdhërave për masakrën e Srebrenicës së vitit 1995.

Karaxhiqi është personi i nivelit më të lartë që përballet me drejtësinë në Tribunalin e Hagës, për veprat e kryera gjatë një lufte etnike gjatë dy dekadave, që lanë të vrarë më shumë se 100 mijë njerëz.

Akuza kryesore është se Karaxhiqi, i arrestuar në vitin 2008, pas 11 viteve në arrati, si komandant suprem i Republikës Serbe të Bosnjës, në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.

Hetuesit thonë se ai ishte një gjenocid. Një akuzë e dytë për gjenocid përfshin udhëheqjen e një fushtate nga ana e tij, për spastrim të myslimanëve në Bosnjë dhe kroatëve nga të gjitha qytetet në vend.

Karaxhiqi, 70 vjeçar, mund të marrë vendimin për burgim të përjetshëm, për akuzat për gjenocid dhe nëntë akuza të tjera për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG