Ushtria irakiane thotë se “ka nisur” një operacion i madh për ta riamrrë qytetin verior të Mosulit nga militantët e ShtetitIslamik.
Zëdhënësi i ushtrisë, Yahia Rasool tha sot se operacioni me emrin e koduar Al-Fatah (Pushtimi) ka filluar në agim.
Rasool tha se forcat irakiane i kanë rimarrë disa fshatëra në periferi të qyetit të Makhmourit.
Ai gjithashu tha se koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA, po ofron ndihmë nga ajri, kundër grupit të Shtetit Islamik.
Mosuli, që ndodhet 360 kilometra në veriperëndim të Bagdadit, u pushtua nga luftëtarët e IS-it në qershor të vitit 2014.