Ndërlidhjet

Abdeslam dëshiron të kthehet në Francë


I dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam
I dyshuari kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam

Avokati i të dyshuarit kryesor për sulmet e Parisit, Salah Abdeslam ka thënë se klienti i tij nuk do ta luftojë ekstradimin nga Belgjika në Francë.

Sven Mary tha sot se Abdeslam ‘dëshiron të kthehet në Francë sa më shpjet që është e mundur”, në mënyrë që ai “të shpjegohet në Francë”.

Abdeslam është i dyshuari kryesor i sulmeve të muajit nëntor në Paris, që lanë 130 persona të vdekur.

Mary tha se Abdeslam nuk ka pasur njohuri paraprake për sulmet vetëvrasëse që e goditën Brukselin të martën, katër ditë pas arrestimit të tij gjatë një bastisjeje policore në kryeqytetin e Belgjikës.

Sulmet në Bruksel, në aeroport dhe në stacion të metrosë, lanë 31 persona të vrarë dhe mbi 250 të lënduar, ndërsa mendohet se ato kanë lidhje me rrjetin që organizoi sulmet e Parisit.

Të dyja sulmet janë marrë përsipër nga militatantët e Shtetit Islamik.

Ju mund ta lexoni dhe këtë:

Njëri prej sulmesve të Brukselit, i përfshirë edhe në sulmet e Parisit

XS
SM
MD
LG