Ndërlidhjet

Maqedoni: Dënime për pjesëmarrje dhe rekrutim në luftën në Siri


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Gjykata penale e Shkupit i ka dënuar me 37 vite burg, 7 nga 12 personat e akuzuar për pjesëmarrje dhe rekrutimin e personave të tjerë për pjesëmarrje në luftën në Siri.

Gjashtë nga të akuzuarit janë dënuar me nga 5 vjet burg, kurse Rexhep Memishi, imam në një xhami të Shkupit, është dënuar me 7 vjet burg.

Të gjithë këta persona kishin pranuar veprën dhe në marrëveshje me prokurorinë dhe palën mbrojtëse iu është shqiptuar dënimi më i ulët se ç’mund të pritej.

Pesë persona të tjetër të akuzuar me veprën e njëjtë nuk e kanë pranuar veprën dhe kundër tyre gjykimi do të vazhdoj.

Të 12 personat ishin arrestuar vitin e kaluar në kuadër të aksionit policor “Celula”.

Nga Maqedonia besohet se në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë raportuar si të vrarë.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për tu përfshirë në luftërat e jashtme, paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku 5 vjet burg.

XS
SM
MD
LG