Ndërlidhjet

Rusia e cilëson “të politizuar” dënimin e Karaxhiqit


Gennady Gatilov
Gennady Gatilov

Rusia e ka përshkruar dënimin për gjenocid të ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, si “të politizuar”.

Mëtutje, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Gennady Gatilov, në intervistën për agjencinë Interfax, që është publikur sot, e ka akuzuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë për anim.

Gatilov tha se ky tribunal nuk i ka parë “krimet nga liderët kosovarë dhe ushtria”.

“Ne konsiderojmë se njëanshmëria e tribunalit është e papranueshme”, tha Gatilov.

Radovan Karaxhiq, njëri nga ish-liderët më të lartë politikë që është dënuar nga Gjykata për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, është shpallur fajtor për orkestrimin e mizorive të kryera nga serbët, gjatë luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95, nga e cila janë vrarë afro 100 mijë njerëz.

Tribuanli i Hagës dje e ka dënuar Karaxhiqin me 40 vjet burg për gjenocid në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG