Ndërlidhjet

Viktimat e sulmeve të Brukselit vijnë nga 40 vende të botës


Brukseli gjatë homazheve për viktimat
Brukseli gjatë homazheve për viktimat

Nga belgët e deri te amerikanët, gjermanët e hindusët, sulmet vetëvrasëse të së martës në Bruksel lanë viktima, të vrarë e të plagosur, nga më shumë se 40 vende të botës.

Të paktën 31 njerëz u vranë ndërsa mbi 300 të tjerë u plagosën gjatë dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe një shpërthimi në stacionin e metrosë Maelbeek.

Kryeministri belg, Charles Michel tha se viktimat u takonin 40 kombësive të ndryshme.

Nëntë të huaj janë identifikuar deri më tani, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme belge.

“Kjo është një shifër paraprake, pasi procesi i identifikimit ende po vazhdon dhe mund të marrë kohë. Ne kemi një person të vrarë nga Peruja, një nga Britania, dy amerikanë, tre holandezë, një kinez dhe një francez”, ka thënë zëdhënësi Didier Vanderhasselt.

XS
SM
MD
LG