Ndërlidhjet

Abdeslam refuzon të flasë pas sulmeve në Bruksel


Salah Abdeslam
Salah Abdeslam

Sulmuesi i dyshuar i Parisit, Salah Abdeslam, ka refuzuar të flasë kur është pyetur për sulmet e së martës në Bruksel, kanë bërë të ditur prokurorët belgë.

Ata kanë thënë se Abdeslam, i cili është arrestuar javën e kaluar në Bruksel dhe fillimisht ka qenë bashkëpunues, është duke shfrytëzuar të drejtën e tij për të heshtur.

Abdeslam është kapur pak ditë para sulmeve në kryeqytetin belg, të cilat kanë lënë të vrarë 31 veta.

Dymbëdhjetë njerëz janë arrestuar të enjten dhe të premten në lidhje me këto sulme.

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka thënë se ka kryer sulmet në Bruksel, ashtu si dhe ato në Paris, nëntorin e kaluar, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

Të premten, Shteti Islamik ka publikuar një video për sulmet në Bruksel, duke i paraqitur ato si ndëshkim për sulmet e koalicionit kundër IS-it në Irak dhe Siri.

Lexoni edhe këtë:

A do ta përdorë Evropa stilin izraelit të sigurisë në aeroporte?

XS
SM
MD
LG