Ndërlidhjet

Al Jazeera shkurton 500 vende pune


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti mediatik Al Jazeera, me seli në Katar, ka bërë të ditur se do të shkurtojë 500 vende pune.

Reduktimet do të prekin poste në gjithë botën, por më së shumti në Katar.

Ushrtuesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm, Mostefa Souag, ka thënë se vendimi ka qenë “i vështirë”, porse organizata është e bindur se ai është “hapi i duhur”.

Al Jazeera është themeluar në vitin 1996 nga Qeveria e Katarit dhe ka mbi 70 byro në gjithë botën.

Al Jazeera në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar në fillim të këtij viti se do të mbyllë kanalin e saj kabllor, edhe pse ka shpenzuar mejte enorme për të depërtuar në tregun amerikan.

XS
SM
MD
LG