Ndërlidhjet

Serbi: Mijëra vetë kanë marshuar kundër NATO-s dhe perëndimit


Një protestues duke e mbajtur një parullë ku shkruan "Kosova serbe" gjatë një proteste kundër NATO-s më 24 mars në Beograd
Një protestues duke e mbajtur një parullë ku shkruan "Kosova serbe" gjatë një proteste kundër NATO-s më 24 mars në Beograd

Mijëra vetë kanë marshuar dje në Serbi kundër NATO-s dhe perëndimit, duke bartur mbishkrime ku lavdërohej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Me këtë marsh është shënuar 17 vjetori i fushatës së bombardimeve 78 ditëshe të NATO-s, për shkak të goditjes së përgjakshme kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, raporton AP nga Beogradi.

Masa e ndërlidhur me grupet e së djathtës ekstreme ka bartur mbishkrime proruse dhe ka brohoritur kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ose në NATO.

Liderët aktualë të Serbisë, dikur me qëndrim të ashpër kundër perëndimit, kanë thënë se dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, por që ushtarakisht Serbia të mbetet neutrale.

Forcat proruse në Serbi duket se po përfitojnë para zgjedhjeve të përgjithshme më 24 prill, që mund të vendosin se në cilin drejtim po lëvizë Serbia: kah Rusia ose BE-ja.

Serbia ka lidhje tradicionale me aleatin e vet sllav, Rusinë, që e ka shtuar fushatën propaganduese para zgjedhjeve, raporton AP.

XS
SM
MD
LG