Ndërlidhjet

Jahjaga flet në Maltë për viktimat e dhunës seksuale


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është adresuar sot forumit: "Dhuna seksuale në konflikt dhe përtej", i organizuar nga Fondacioni për Mirëqenie të Shoqërisë i presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.

Me këtë rast, Jahjaga ka thënë se dhuna seksuale është përdorur si mjet i luftës në Kosovë ndaj mijëra grave dhe burrave, me qëllim që të instalohet mbi qytetarët e pafajshëm frika dhe shtypja dhe pastrimi etnik.

“Afër njëzetmijë qytetarë të pafajshëm mbajnë në vete plagët e veprave të tmerrshme të dhunës seksuale, të kryera nga forcat serbe”, ka thënë Jahjaga.

“Kemi akoma shumë për të bërë për t’u ofruar atyre drejtësinë, të cilën e meritojnë. Edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës, akoma asnjë person nuk është dënuar për krimet e dhunës seksuale, të kryera në Kosovë. Por, ne jemi akoma më të vendosur për t’i kryer obligimet tona institucionale dhe shoqërore dhe për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit”, ka thënë mes tjerash Jahjaga.

Forumi është organizuar me rastin e vizitës shtetërore të Jahjagës në Republikën e Maltës.

Lexoni edhe këtë:

Rrëfimi i një burri, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës

XS
SM
MD
LG