Ndërlidhjet

Fidel Castro tallet me vizitën e Obamës në Kubë


Ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro.
Ish-presidenti i Kubës, Fidel Castro.

Fidel Castro ka thyer heshtjen e tij mbi vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në Kubë, përmes një letre të publikuar në gazetën shtetërore kubaneze Granma.

Fidel, i cili i ka dorëzuar pushtetin vëllait të tij, Raul, një dekadë më parë, ka thënë se Kuba nuk ka pasur nevojë për dhurata nga “perandoria”.

Fjalët e Obamës për pajtim, Fidel i ka përshkruar si “shurup” dhe ka paralajmëruar se ato mund t’iu shkaktojnë kubanezëve sulm në zemër.

Obama, gjatë vizitës në Kubë, javën e kaluar, ka deklaruar se është koha për të varrosur mbetjet e fundit të Luftës së Ftohtë në të dyja Amerikat.

Në letrën e tij me 1,500 fjalë, Fidel po ashtu ka kujtuar lexuesit për pushtimin e Gjirit të Derrave më 1961, kur forcat paraushtarake të të mërguarve kubanezë, të sponsoruara nga CIA, kanë bërë përpjekje të marrin kontrollin e ishullit.

Vizita e Obamës në Kubë ka qenë e para nga një president amerikan që nga revolucioni komunist më 1959.

Lexoni edhe këtë:

"Shpresë e re" për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Kubë

XS
SM
MD
LG