Ndërlidhjet

Sulmi në Lahore, mbi 200 militantë të arrestuar


Lahore, Pakistan
Lahore, Pakistan

Autoritetet në Pakistan kanë dërguar në paraburgim mbi 200 militantë të dyshuar islamikë, në lidhje me sulmin e së dilës në një park në qytetin Lahore.

Sulmi ka pasur në shënjestër të krishterët që po festonin Pashkët dhe ka lënë së paku 72 persona të vrarë, në mesin e tyre 29 fëmijë.

Ministra për Drejtësi e provincës Punxhab, kryeqyteti i së cilës është Lahore, ka thënë se policia dhe njësitet anti-terrorizëm kanë kryer bastsije në gjithë Punxhabin dhe kanë marrë në pyetje mbi 5,000 persona.

Përgjegjësinë për sulmin në Lahore e ka marrë një degë e talibanëve, që e quan veten Jamaat ul-Ahrar.

XS
SM
MD
LG